AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 16:51

Aksident i rëndë në aksin nacional Berat-Lushnje. Mjeti del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në arat e fshatit

Aksident i rëndë në aksin nacional Berat-Lushnje. Mjeti del nga


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Berat-Ura Vajgurore, në afërsi të fshatit Otllak. Mjeti tip Opel me targa AA 264 NK ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore aty pranë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë 20 vjeçari me iniciale XH.M i cili është dhe drejtuesi i mjetit.

Njoftimi:

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Lushnje,në fshatin Otllak.

Një automjet,tip Opel i bardhë,me targa AA 264 NK,ka dalë nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa herë ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore të fshatit. Kanë qënë banorët e zonës ata që pasi kanë dëgjuar xhurmën e përplasjes,kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit. Mësohet se,20-vjeçari Xh.M.ka qënë duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit,gjë që vërtetohet sipas policisë nga mungesa e shenjave të frenimit në rrugë.

Pasi ka humbur kontrrollin e mjetit,20-vjeçari që udhëtonte i vetëm në makinë,është rrokullisur disa herë në aksin nacional dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në arat e fshatit.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit,ku për shkak të plagëve të marra ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

[video width="426" height="234" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/08/ZkdZdRo3nLbL67YyW887_02_4a283b74c0c6bc2da726c5dc11e659a7_video_240p_converted.mp4"][/video]