AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 18:20

Aksident i rëndë në Farkë, makina përplas për vdekje 14-vjeçarin

Aksident i rëndë në Farkë, makina përplas për


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Farkë. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se se mjeti me drejtues shtetasi I.Z. ka përplasur për vdekje një 14-vjeçar.

I mituri u dëgua me urgjencë në spital, por nuk mundi tu shpëtojë dot plagëve të marra. Nga ana tjetër njoftohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, i cili do të japë sqarime për rrethanat e aksidentit.

“Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.