AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 13:51

“Terroristët e Boko Haramit”! PD i përgjigjet Ramës: Tre shkaktarët e revoltës së të rinjve

“Terroristët e Boko Haramit”! PD i përgjigjet Ramës:

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Edi Ramës, i cili akuzon opozitën dhe presidentin se qëndrojnë pas protestave të dhunshme në Tiranë, Shkodër dhe qytetet e tjera të vendit, që vijojnë prej katwr ditësh, pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha nga policia.

“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për shtatw vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij.

Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca shtatw vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve” shkruan Bardhi.

Kryeministri Edi Rama reagoi me tone të ashpra sot pas dëmtimit të selisë së PS-së në Shkodër.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve!

Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruan Rama.