AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 13:29

Shkatërrimi i selisë së PS në Shkodër, Rama: Edhe terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Shkatërrimi i selisë së PS në Shkodër, Rama: Edhe

Pas dëmtimit të selisë së Partisë Socialiste në Shkodër nga protestuesit e revoltuar ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se opozita është duke përdorur fëmijët për të sulmuar godinën e PS në Shkodër.

“Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë”, shprehet Kryeministri Rama.

Postimi I plotë:

Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët

si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!

Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal!

Mos i harroni këto kurrë!