TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përshkallëzohet protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër.
Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Parisë Socialiste.
Ata kanë thyer derën kryesore dhe dritaret e godinës.
Me pankarta në duar "Ma në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret”; “Policia e Lleshit ta fut plumb mas veshit”; “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret” dhe me thirrjet “Poshtë komunizmi”, “Rama ik!”, mijëra qytetarë kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga policia.
Protestuesit kanë qëlluar me hurma makinën e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur protestuesve.