TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur në qytetin e Shkodrës protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, që ka hyrë sot në ditën e katërt të saj.
Ndërkohë që protestuesit marshojnë në pedonalen e qytetit thërrasin vazhdimisht “Rama ik”, “Polici e krimit!”, ndërsa bëjnë thirrje për te vendosur drejtësi për Klodianin.
“Edvini e don popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”, është mbishkrimi ironik në pankartat e disa protestuesve.
Një tjetër protestë pritet të zhvillohet sot edhe në Tiranë, ku si zakonisht demonstruesit do të përqendrohen para Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë dhe në rrugët e ish-Bllokut.
Kujtojmë që edhe dje pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku qytetarët qëlluan me gurë dhe shkatërruan objekte të ndryshme, ndërsa “blutë” u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.