AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 12:38

U arrestuan gjatë protestës, tre protestuesit e parë do të dalin sot para gjykatës

U arrestuan gjatë protestës, tre protestuesit e parë do të

Tre të arrestuarit e parë gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit në vend për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha këtë të shtunë dalin para gjykatës.

Protestuesit e arrestuar që pritet të njihen me masën e sigurisë janë Robert Poshnjari, Altin Koçi dhe Vilson Kulemani, të cilët akuzohen për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë gjatë protestës së datës 9 dhjetor.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për dy nga të arrestuarit dhe arrest shtëpie për një tjetër.