TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Efektivët e policisë kanë mbërritur rreth një orë me vonesë tek protestuesit në Shkodër dhe i kanë shpërndarë me gaz lotsjellës, por është prekur edhe një prej policëve të pranishëm.
Në pamje duket polici se si fërkon sytë pasi gazi shkakton djegie dhe lot në sy.
Ndërkohë efektivët ndjekin një prej të rinjve protestues që përpiqet ti sulmojë. Në këto momente, është vendosur kordoni i sigurisë dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat Shqiponja për të qetësuar situatën.
Që prej ditës së djeshme, ishte njoftuar për një marshim paqësor për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie, por situata u agravua pasi të rinjtë i vunë flakën tabelave në rrugë dhe hynë në godinën e selisë së PS Shkodër duke nxjerrë gjith çka jashtë për ti djegur.