AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 19:27

Kandidatët për KLP, Prokuroria e Përgjithshme miraton Vladimir Marën dhe Esmeralda Keshin

Kandidatët për KLP, Prokuroria e Përgjithshme miraton Vladimir



Prokuroria e Përgjithshme ka miratuar kandidaturat e dy prokurorëve Esmeralda Keshi dhe Vladimir Marën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vetë Prokuroria e Përgjithshshme i ka dërguar kryeprokurores Arta Marku një relacion ku shihet se është bërë verifikimi ligjor i dy kandidatëve për KLP.

Ndër të tjera në realacion theksohet se Keshi dhe Mara kanë plotësuar kushtet ligjore për të kandiduar si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Esmeralda Cami është drejtuese e Prokurorisë Dibër, e cila për shkak të konflikteve të interesit nuk mund të merrte përsipër “Dosjen 184”, për të cilën Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.”

Ndërsa Vladimir Mara është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Tiranës.