AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 18:27

Videoja që bëri xhiron e rrjetit/ Fjalimi i 16-vjeçares suedeze “shuplakë” për politikanët botërorë

Videoja që bëri xhiron e rrjetit/ Fjalimi i 16-vjeçares suedeze
Presidenti Donald Trump postoi një deklaratë tallëse ndaj aktivistes 16-vjeçare e cila tërhoqi vëmendjen e gjithë botës me fjalimin e saj për klimën në Kombet e Bashkuara. Ndërkohë, Gerta Thungerb, aktivistja suedeze 16-vjeçare që prej kohësh proteston për mbrojtjen e tokës nga ngrohja globale, ka bërë bujë me fjalimin e saj, i cili ka qenë si një shuplkë e fortë për udhëheqësit botërorë. Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump e ka devijuar fjalimin e vajzës që i ka tërhequr vëmendjen çdo njeriu në botë duke shkruar: Duket si një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritshme dhe të mrekullueshme”. Por suedezja 16-vjeçare, Greta Thunberg mbajti fjalimin e hapjes në samitin e OKB-së, ku u përqëndrua tek ndryshimet klimatike.
Videoja e fjalimit të saj është ka bërë xhiron e rrjetit, ku çdo media e huaj i ka kushtuar një artikull vajzës suedeze. “Jemi në fillimet e një zhdukjeje masive ndërsa ju flisni vetëm për para dhe tregoni përralla të rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni!” Kjo është e gabuar. Unë nuk duhet të isha këtu. Duhet të isha në shkollë, në anën tjetër të oqeanit, por sërish ju vini te ne, te të rinjtë, për pak shpresë. Si guxoni?! Më keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me fjalët tuaja boshe, por sërish jam me fat. Sepse ka njerëz që po vuajnë. Ka njerëz që po vdesin. Ekosisteme të tëra po shemben. Planeti është në fillim të një zhdukjeje masive, por sërish, politikanët, ende flasin për përrallat e rritjes ekonomike. Ju po na lini në baltë, por ne të rinjtë e kemi kuptuar se po na tradhtoni. Nëse nuk na dilni për zot, nuk do t’ju falim kurrë. Bota po zgjohet dhe do ta ndryshojë fatin e saj, ju pëlqen apo jo”- u shreh Thunberg.