AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 04:16

Tërmeti 6.3 ballë shkund Shqipërinë, qytetarët braktisin të alarmuar banesat

Një tërmet i fuqishëm ka "shkundur" mbarë vendin,  duke shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë banesat dhe po qëndrojnë jashtë.

Sipas Institutit të Gjeofizikës në Athinë ky tërmet ka qenë me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, me epiqendër 11km nga qyteti i Durrësit. Tërmeti është ndjerë rreth orës 03:54 të mëngjesit. Ndërkohë faqja e IGJEUM në Shqipëri nuk është funksionale dhe nuk ka asnjë informacion.

Qytetarët kanë lënë banesat dhe në shumë zona është ndërprerë energjia elektrike.

Ka raportime, ende të pakonfirmuara, se një ndërtesë është shembur në vendin e njohur si Kavaleshenca në Durrës. Gjithashtu, një numër qytetarësh janë paraqitur në spital me fraktura.

Raportimet janë shumë të kufizuara dhe ende nuk dihen pasojat e këtij tërmeti.

VIDEO: