AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 21:43

Sali Berisha ka një paralajmërim: Opozitën sot po e udhëheq populli!

Sali Berisha ka një paralajmërim: Opozitën sot po e udhëheq

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, e gjen me vend pakënaqësinë e Metës me partitë politike dhe thotë se po lufton në një terren të vështirë.

Sa i takon opozitës, Berisha shprehet se të bërit opozitë është e vështirë, pasi edhe udhëheq, por edhe të udhëheqin, duke paralajmëruar se  opozitën do ta marrin në dorë vetë qytetarët.

"Çfarë ndodh kur je në opozitë? Por dhe jashtë saj. Në tërësi të udhëheq por edhe të udhëheqin. Opozitën po e udhëheqin masat e gjëra të të rinjve që po shpërthejnë stadiume njësoj si dikur për Nicolae Ceaușescu e pashembullt kjo që ka ndodhur në stadiumin e vëllezërve Xibraka dhe po shëtit nga stadiumi në stadium si verdikt përfundimtar ndaj Edi Ramës. Në këtë rast çfarë mund të themi? Po udhëheq populli".