AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 21:53

Berisha kërkon rikthimin e protestave: Këtë gjë i them Bashës çdo ditë, Rama duhet të përfundojë në Lanë!

Berisha kërkon rikthimin e protestave: Këtë gjë i them

Ish-kryeministri Sali Berisha, kërkon rikthimin e protestave të opozitës, pasi sipas tij protesta është e vetmja mënyrë për t'u përballur me qeverinë e Edi Ramës.

"Jam i sigurtë që opozita do t'u kthehet protestave. Po të më pyesësh mua, që nesër, por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them. Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD-së. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij.

Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë.

Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë", u shpreh Berisha.