TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksponenti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ka bërë një paralelizëm mes paketës së Edi Ramës, për të luftuar krimin ose përndryshe "KÇK-në", me pezullimin e lirive pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA.
Duke dashur të përshkruante gjenialitetin e kësaj pakete të Ramës dhe t'i vishte asaj edhe aprovim amerikan dhe trajta demokratike, Peza ka bërë një krahasim që në fakt nëse do të ishte i vërtetë, tregon se gjendja në Shqipëri është jashtëzakonisht alarmante, pra njëlloj si në Amerikën e pas sulmeve të 11 shtatorit.
Kjo deklaratë e Pezës, se Edi Rama po vepron si George Bush në Amerikë pas sulemeve terroriste, rrezikon t'ja kalojë për nga shkalla e thellësisë, edhe deklaratës së tij se Shkumbini do të binjakëzohej me Lazion.
Lexojini shpjegimet super origjinale të Pezës për paketën e Edi Ramës:
"Kjo nismë ligjore speciale, është një nismë provizore që nuk ka efekte penale por administrative, është e përkohshme. Nuk bën dënim penal por ndjekje administrative. Pse bëhet tani dhe jo më përpara? Sepse ka një situatë specifike në raport me zhvillimin e ndërtimit të institucionet e drejtësisë dhe me krimin. Kjo nuk është një nismë që është shpikje e Shqipërisë. Shumë shtete demokratike, për situata specifike e kanë bërë. E kanë bërë SHBA pas 11 shtatorit. E ka bërë Italia për luftën ndaj mafias", u shpreh Peza.
/TPZ.al/