AKTUALITET, 11 Nëntor 2020, 15:37

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri


Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë në orën 15:24

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Maqedoninë e Veriut, në Mavrorë, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, kryesisht në Tiranë dhe Dibër.

Sipas CSEM, ërmeti me epiqendër në Maqedoninë e Veriut, ka patur magnitudë 4.9 të shkallës rihter, por në Shqipëri lëkundjet janë ndjerë më të lehta.

/TPZ.al/