AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 20:37

“Tërmet e bëre, tërmet”, Gjiknuri flet për bombat e ‘Bild’: Le të na përgjojnë prapë

“Tërmet e bëre, tërmet”, Gjiknuri flet për



Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ishte pjesë e përgjimeve të “Bild” për dosjen 184, ka reaguar sot nga Saranda.

Gjatë takimit për prezantimit të kandidatit të bashkisë në Sarandë, ku merr pjesë dhe Rama, Gjiknuri tha se  përgjimet janë kthyer në anektoda dhe i fotn të gjithë ta përgjojnë sërish.

Pavarësisht se këtu në Konispol jemi pa kundërshtarë, ne në 30 qershor duhet të marrim pjesë masivisht në zgjedhje. Vota e popullit nuk tjetërsohet as me dhunë dhe me ato palo përgjime që nuk mund të përdhosin fitoren e partisë socialiste. Ata flluska përgjimesh u kthyen në anektoda hiperbolesh. I ftoj në çfarëdolloj sfide, le të përgjojnë këdo, ne prapë do fitojmë. Ato përgjime janë të stisura nuk sulmohen zgjedhjet nga përgjime të dala”, u shpreh Gjiknuri.