AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 20:05

Rama në Sarandë, mbështetësit e PD-së e presin me protestë



Qytetarë dhe mbështetës të opozitës e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Sarandë. Dhjetëra persona janë grumbulluar në pedonalen e qytetit, ndërsa pritet që kryeministri Rama të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie, Adrian Gurma. Në pedonalen e qytetit ka edhe prezencë të forcave të policisë siç shihet në pamjet më poshtë.