AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 18:17

Rama nuk tërhiqet: S’ka shans të fitojë dhuna, më 30 qershor do ketë zgjedhje

Rama nuk tërhiqet: S’ka shans të fitojë dhuna, më 30


Gjatë takimit të tij me banorët e Finiqit, Rama deklaroi sërish se më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet. Ai paralajmëroi edhe njëherë se se kush tenton të pengojë zgjedhjet do të përballen me pasojat.

Në 30 qershor zgjedhjet do bëhen në gjithë territorin e Shqipërisë. Përpjekje për ta kthyer Shqipërinë prapa nuk ka. 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin.

Kush i fryn zjarrit të dhunës, është i destinuar të tretet në atë zjarr. Nuk ka shans që në Shqipërinë e vitit 2019 të fitojë kaosi, dhuna, të fitojnë qorrat që nuk kanë asnjë ideal, asnjë ide, apo alterantivë dhe përveç vetes dhe hallit të tyre të madh të kthyer në një platform dhune. Më 30 qershor Shqipëria do të bëjë zgjedhje“, u shpreh Rama.