AKTUALITET, 22 Qershor 2019, 19:16

Dënimi i Bardh Spahisë, Gjata: Prokurorë legena, plehrat e shoqërisë

Dënimi i Bardh Spahisë, Gjata: Prokurorë legena, plehrat e



Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, ka folur në lidhje për dënimin e ish-deputetit të PD, Bardh Spahia.

Gjata tha se dënimi i sh-deputetit u bë me urdhër politik, ndërsa prokurorët i quajti legena e plehra të shoqërisë të cilët marrin vendim me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Bardh Spahia u la në arrest shtëpie. C’tregon ai vendim, e shumë të tjerë si ky?  Tregon kapjen e gjykatës nga Ram. Është urdhër i Ramës. Si ka mundësi të arrestohe Spahia që po proteston për votën e lirë e horrat e gansterët që flasin për vjedhje votash, nuk i hyn ferr në këmbë. Dosjet 339 e 184, Prokuroria i ka ditur para nesh po nuk i bënte transparente për të mos dëmtuar Ramën e Rilindjen.  Gjyqtarë e prokurorë legena plehrat e shoqërisë që marrin vendim nga Rama, e nuk arrestojnë ta që vjedhin me qindra miliona e si hyn ferr në këmbë. Kjo është për të dalë në rrugë. Është shprehje e vjetër e Amerikës: Kur qeveria trash zullumet kundër popullit, popullit i lind e drejta me cdo mënyrë për të rrëzuar qeverinë.” u shpreh Gjata.