TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale, ku i pranishëm në Finiq, tha se ka filluar puna për ndërtimin e aeroportit në zonë.
Kryeministri Rama nuk dha afate apo datë, por se brenda katër viteve, aeroporti do të ketë nisur nga puna në kantier real.
“Do të ndërtojmë aeroport në Finiq, aeroporti i jugut të Shqipërisë, aeroporti i famshëm i Sarandës, ka ardhur koha. Ne e kemi filluar punën për të identifikuar burimet dhe forcat që do të fillojnë ndërtimin e aeroportit. Nuk dua të jap data dhe afate, por po them që pa asnjë diskutim që për katër vite këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna, kantier real. Besoj që ka ardhur koha që t’ia japim këtë gjë jugut sepse turizmi po zhvillohet dhe kjo zonë ka nevojë për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon. Po ju them që më 30 qershor do të bëhen zegjdhej në të gjithë Shqipërinë”, tha kryeministri.