AKTUALITET, 3 Qershor 2018, 10:09

Tenton të dhunojë të moshuarin, 33-vjeçari në Vlorë e pëson keq

Tenton të dhunojë të moshuarin, 33-vjeçari në

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, pasi ky i fundit për motive të dobëta ka tentuar të dhunojnë një të moshuar.

Policia në njoftimin për shtyp bën me dije se  ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit:

D.Shahaj, 33 vjeç banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi më datë 02.06.2018, në lagjen ”Lef Sallata”, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.