AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 23:26

“Flini burra se s’lahemi sonte”/ Rudina Dembacaj dikur peshonte 89 kg, nuk do e njihni si ka qenë (FOTO)

Aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku për herë të parë ka zbuluar disa foto nga koha kur ajo nuk ishte e famshme dhe nuk kishte këto super linja trupore që ka sot.

Rudina tregoi se dikur ishte mbipeshë, peshonte 89 kile teksa në ekran u shfaqën disa foto të saj.

“U mblodhëm në fshat te xhaxhai dhe çunat e xhaxhallarëve donin të laheshin se ishin lodhur. Unë i thashë 5 minuta vetëm trupin do laj. ‘Trupin? Flini burra se s’lahemi sonte’, tha xhaxhai im”, tregoi Rudina duke qeshur.