TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Natën finale të programit “Dua të të bëj të lumtur” e hapi këngëtarja e famshme dhe tepër e dashur për të rinjtë, Kida. Ajo ishte e ftuar në program për të surprizuar disa nga fansat e saj më të çmendur.
Arbana zhvilloi një pyetësor me fansat e Kidës, të cilët dhanë përgjigje të sakta në të njëjtën kohë dhe të gjithë kaluan në sfidën e radhës.
Një ndër sfidat e menduara ishte që të shënonin në tabelën e basketbollit. Asnjë prej fansave nuk ia doli dhe kështu të gjithë kaluan në sfidën tjetër. Ata duhet të kërcenin këngët e Kidës, për t’u zgjedhur në fund vetëm tre prej tyre që do të vazhdonin në sfidën tjetër. Këtë zgjedhje e bëri Kida.
Sfida e parafundit ishte realizimi i make up-it të Kidës tek bukuroshet e “Grace Models”, të cilën e kaluan me sukses vetëm djali dhe një vajzë tjetër.
Sfida e fundit për dy fansat e mbetur ishte gjetja e varëses mbi të cilën shkruhej “Kidator”. Kjo varëse ishte e vendosur në një nga pulat që ndodheshin në skenë. Këtë sfidë e fitoi vajza, duke fituar kështu edhe mundësinë për të bërë ‘shopping’ me Kidën, në qendrën tregtare “Ring”.
Në fund Kida përformoi këngën e saj më të fundit, “Bileta” dhe të gjitha fansat që kishin ardhur në studio patën mundësinë që ta takojnë dhe të bëjnë foto me të.