TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti i njohur shqiptar, Enis Bardhi, i cili aktivizohet me Levanten, mund të kalojë në Premier Leagu, ku për të interesohet ekipi i Fulhemit, që drejtohet aktualisht nga trajneri Klaudio Ranieri.
Lajmin e bën të ditur inforsport.mk. Mesfushori që luan me kombëtaren e Maqedonisë, shihet si një element me vlera, që mund ta ndihmojë Fulhemin për të mbijetuar në Premier League.
Trajneri Ranieri e pëlqen shumë Bardhin dhe kërkon që drejtuesit e klubit ta marrin nga Levante, ku ai ka spikatur me disa loja të rëndësishëm në kampionatin spanjol, por edhe me asiste.
Klauzola e Bardhit në kontratën me Levanten është 25 milionë euro dhe mbetet të shihet, nëse dy klubet do të gjejnë apo jo gjuhën e përbashkët.