AKTUALITET, 22 July 2026, 17:06

Aksidenti i rëndë në Unazën e Madhe/ Humb jetën drejtuesi i betonieres, një tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa është plagosur drejtuesi i një mjeti tip ‘Audi’ me të cilën betonierja është përplasur.

Sipas informacioneve paraprake, betoniereja ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga karrexhata dhe duke rënë nga lartësia e urës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.