AKTUALITET, 22 July 2026, 17:48

Aksidenti me një viktimë dhe një të plagosur te rrethrrotullimi i TEG-ut, dalin pamjet, si ndodhi përplasja e betonierës me Audi-n

4.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë TEG-ut. Si pasojë e ngjarjes, shoferi i një betoniere ka humbur jetën, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur fillimisht me një automjet tip “Audi” në pjesën e sipërme të rrugës, ku po qarkullonin mjetet. Më pas, betonierja ka dalë nga rruga, ka rënë nga lartësia dhe ka përfunduar në pjesën e poshtme të autostradës.

Në momentin e rënies, mjeti i rëndë ka goditur edhe një automjet tjetër që ndodhej në segmentin e poshtëm të rrugës.

Rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

wmremove-transformed (2).pngwmremove-transformed (1).pngwmremove-transformed.pngaksidentttt.jpg-640-0-teg-1784732405.png-640-0-1784732224xscreenshot-2026-07-22-170050-385.jpg-640-0-1784732415xaksident-602.jfif