AKTUALITET, 22 July 2026, 18:03

Fier/ Zjarr në kodrat e Cakranit, flakët përfshijnë ullishte dhe shkurre! Tre mjete zjarrfikëse në betejë me erën e fortë

6.jpg

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat pranë fshatit Selishtë, në njësinë administrative Cakran, në Fier.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishta, pemë dhe shkurre, ndërsa shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende.

Në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa operacioni po vështirësohet nga era e fortë që favorizon përhapjen e zjarrit.

Paralelisht me ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse zjarri është shkaktuar nga zjarrvënie e qëllimshme.

zjarri-fier2.jpg