AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 10:50

Tensionet në Shkodër, Voltana Ademi me urgjencë: Donin të shpërthenin derën e Pallatit të Sportit, do mbrojmë qytetin

Tensionet në Shkodër, Voltana Ademi me urgjencë: Donin të


Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka dalë në një reagim zyrtar pas incidenteve në KZAZ nr 2 në këtë qytet.

Disa persona kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit. Edi Rama nuk do t’ia dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe shkodranët për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Dje në mëngjes kemi dërguar letër policisë së Shtetit, ku kërkojmë mbështetje për lirimin e ish-KZAZ, kudo ku ato janë.

Kemi informuar që do e kërkojmë mbështetjen në momentin e duhur. Dua të them, se e kemi vënë në dijeni policinë në mbështetje të ligjit. I kam dërguar tjetër letër prefektit të qytetit dhe policisë, duke kërkuar lirimin e KZAZ.

S’mund të jenë në funksion të dhunës. Shkodra dhe Shqipëria duhet të jenë të lira. Larg dhunës dhe larg cenimit të institucioneve të shtetit. Unë po kërkoj të ruhet qetësia,”-deklaroi Ademi.