AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 09:47

Sërish tensione në Shkodër, përplasje mes Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake

Sërish tensione në Shkodër, përplasje mes Policisë


Edhe ditën e sotme kanë ndodhur përplasje në qytetin e Shkodrës midis Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake për shkak se kjo e fundit ka tentuar të largojë materialet zgjedhore nga KZAZ-ja nr 2 e këtij qyteti.

Mësohet se punonjësit e bashkisë nuk kanë lejuar futjen e komisionerëve në KZAZ dhe këta të fundit kanë thirrur uniformat blu. Në këto momente ka nisur edhe debati i shoqëruar edhe me konfrontime fizike midis Bashkiakëve dhe bluve.

“Nuk preket Polici i Bashkisë, është uniformën e shtetit shqiptar. Me kap polic me dorë është e turpshme. Fakti se Policia e Shtetit është e armatosur me armë dhe dhunon policinë bashkiake kjo është e turpshme.

Nëse dikush ka marrë përsipër me pushtu institucionin e bashkisë së Shkodrës me armë, le ti dali për zot. Ne e kemi bërë mend me qëndru këtu sepse na e ka thënë ligji”, tha njëri nga punonjësit e Bashkisë.