AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 08:57

Negociatat/ Sot vendoset për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Negociatat/ Sot vendoset për fatin e Shqipërisë dhe


Bashkimi Europian jep sot përgjigjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Liderët e vendeve BE-së të do të vendosin nëse dy vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do t’u hapen negociatat.

Problematike lidhur me vendimin për hapjen e negociatave deri më tani janë Franca, Gjermani, Belgjika dhe së fundmi Holanda.

Vendimi pritet të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së, ndërsa sipas Deutsche Welle gjithçka do të vendoset në shtator.

Ditën e djeshme, para nisjes drejt Luksemburgut, shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra.