TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg në prag të takimit të nesërm të ministrave të Jashtëm, që do të ketë në fokus zgjerimin.
Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë këto shanse duken shumë të pakta.
‘Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europia janë mbledhur në Luksemburg këtë pasdite për të diskutuar mbi strategjinë globale të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe zgjerimi i kësaj organizate. në tryezën e tyre edhe draft-konkluzionet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë shanset janë shumë të pakta që të përmendet një datë për hapjen e negociatave në Tetor.
Ambasadorët e përhershëm mund të mbarojnë në orët e vona, siç kanë ndodhur edhe vitin e shkuar, në një maratonë diskutimesh nga ora 9 e mëngjesit deri në 22:00’, raporton nga Brukseli gazetarja Erisa Zykaj. /AbcNews