AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 09:33

“Rama ik, o mashtrues, o mafioz”, kryeministrit i ngrin buzëqeshja në mes të Londrës (video)

“Rama ik, o mashtrues, o mafioz”, kryeministrit i ngrin


Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Londër, në momentin kur ka qenë duke hyrë në hotelin "Le Meridien", ku po mbahet Forumi për Investimet në Ballkanin Perëndimor.

‘’O mashtrues, o mafioz”, këto janë disa nga thirrjet e shqiptarëve që kanë organizuar protestën kundër Ramës.

Dhjetëra emigrantë shqiptarë kanë vijuar me thirrjet e tyre: Albanian mafia, Rama ik, Rama hajde poshtë se po të presim, legen, tradhtar!

Një prej protestuesve shprehet se ata do të qëndrojnë aty deri në daljen e Ramës, pasi emigrantët në Angli ndihen të zhgënjyer nga qeverisja shqiptare, dhe nga publikimi i audiopërgjimeve, që kanë njollosur imazhin e vendit.

Rama ndodhet prej dy ditësh në Londër, nga ku është njohur dhe me përgjimet e reja të publikuara nga Bild, në të cilat shfaqet ai vetë dhe zyrtarë të PS-së, teksa negociojnë për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2016.