AKTUALITET, 21 Korrik 2020, 19:43

Temperatura deri në 37 gradë, ja si do të jetë moti nesër

Temperatura deri në 37 gradë, ja si do të jetë moti

Shqipëria këtë javë do të jetë në ndikimin e rrymave ajrore të nxehta afrikane. Nesër, termometri pritet të ngjitet deri në 37 gradë në zonat e ulëta, ndërsa në vendet malore dhe bregdetare 33-34 gradë.

Për pushuesit, sipas sinoptikanëve, problem do të jetë era që do të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Sipas Sherbimit Meteorologjik, “ditën e merkurë do të mbizotëroj mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të jetë nga veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 17°C deri në 34°C

vendet e ulëta 18°C deri në 37°C

vendet bregdetare 18°C deri në 33°C”