TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike Dorjan Teliti i përgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me borxhin publik.
Teliti thotë se borxhin publik e kanë rritur socialistët duke përdorur koncesione klienteliste, tendera pa garë, lukse zyrash e udhëtime me charter. Ai shton se në qeverisjen e PD taksat u rritën me 2.1 miliardë euro në 7 vite.
POSTIMI:
2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.
Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km.
Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.
Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter.
Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie.