AKTUALITET, 13 Tetor 2020, 21:32

Dritan Shano: Rama e sulmoi Metën, sepse ka hemoragji tek socialistët, ka kalime drejt LSI-së

Dritan Shano: Rama e sulmoi Metën, sepse ka hemoragji tek socialistët,

Ekonomisti Dritan Shano, i ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meços, ka komentuar sulmet e kryeministrit Rama ndaj Ilir Metës dhe LSI-së.

Shano u shpreh se Rama e sulmoi presidentin Meta dhe LSI-në në asamblenë e PS-së, pasi e di që ka largime nga partia e tij drejt LSI-së.

Shano: Diskursi që bëri në Asamble, tregon se ai nuk është i qetë me ato që ka përgatitur ligjërisht edhe brenda të majtës.

Rama e di që është pa narrativë dhe metaforë për të peshkuar vota nga e djathta. Ai në Asamble ka përmendur më shumë se 60 herë Ilir Metën, sepse e sheh që ka kalime nga PS tek LSI.

Ai e shoh me sytë e vet, se ku duhet ta vendosë dorën për të ndaluar hemorragjinë e të ikurve nga PS-ja drejt LSI-së.