AKTUALITET, 13 Tetor 2020, 22:45

Eksploziv i mbështjellë me celular! Momenti i shpërthimit të kontrolluar të bombës në Vlorë

Eksploziv i mbështjellë me celular! Momenti i shpërthimit të

Ekspertët e xhenios kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Pakoja ishte e mbështjellë me një celular, duke krijuar dyshimet se kishte të bënte me një bombë të telekomanduar.

Dyshimet e forta detyruan policinë që të rrethonte zonën pranë pallatit të kulturës duke vendosur perimetrin e sigurisë për të mos lejuar qarkullimin deri në momentin e mbërritjes së ekspertëve të xhenios nga Tirana, pasi në Vlorë nuk ka specialistë të tillë.