TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vajzë është bërë shkak i një sherri mes një shqiptari dhe disa italianëve në një restorant në Milano. Sipas medieve italiane shkak janë bërë disa fjalë më tepër mes klientëve për një vajzë që ndodhej prezente.
Në një moment të debatit shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar, por për fat të mirë plumbat nuk kanë shkaktuar të lënduar përveç panikut të krijuar. Ngjarja ka ndodhur në 5 korrik të këtij viti ndërsa shqiptari i identifikuar si Vilson M., 23-vjeç është arrestuar në 24 korrik. policia e identifikoi nga kamerat e sigurisë.
Rezultoi se shqiptari ishte i përfshirë edhe në trafikun e drogës pasi në momentin e ndalimit iu gjet me vete 200 gramë kokainë dhe arma tip “Beretta” me kalibër 7.65, që ai e kishte vjedhur më parë.