TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari dhe analisti Vehap Kola, i ftuar në programin A-Show të Adi Krastës në SYRI TV, tha se ai nuk është bërë pjesë e ndonjë partie politike.
Kola po i referohej faktit se emri i tij është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike si kandidat për deputet. Kola tha se nuk do e vazhdojë këtë garë.
“Nuk kam hyrë në asnjë parti. Nuk jam anëtar i ndonjë partie. Më ka propozuar anëtarësia e PD. Jam akoma kandidat për kandidat. Nuk do ta vazhdoj garën pasi nuk kam qëllim të bëhem deputet.
E kam marrë vendimin, nuk do ta vazhdoj këtë garë. Nuk besoj se kam një begraund të mjaftueshëm për të hyrë në politikën aktive, pasi kam qenë më shumë kritik i politikës. Nuk besoj se jam gati,” tha ai.
Kola komentoi edhe deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë, Juri Kim, e cila tha se disa gazetarë janë bërë palë.
“Besoj se këtu ka më shumë ngjashmëri me kryeministrin Edi Rama, që i konsideron gazetarët kazan dhe i fyen. Edi Rama jo vetëm i fyen, por edhe i mbyll, i shtrëngon. Mbyll televizione, mbyll emisione. Më duket se kjo deklaratë më shumë ka ngjashmëri me qëndrimet e zotit Rama,” tha ai.