AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 11:45

Televizioni shtetëror i Serbisë: Ushtria vetëm 2 kilometra larg kufirit me Kosovën

Televizioni shtetëror i Serbisë: Ushtria vetëm 2 kilometra larg

Televizioni shtetëror serb, RTS lajmëron se ushtria e vendit të saj është vetëm 2 kilometra larg kufirit me Kosovën.

Katër automjete të blinduar dhe disa ushtarë serbë janë pozicionuar përgjatë rrugës që të çon për Jarinje.

Në javën e dytë pas reciprocitetit të targave, askush nga palët nuk po tërhiqet. Serbët e Veriut kanë bllokuar dy autostrada kurse Policia e Kosovës nuk tërhiqet.

*Kliko këtu për të parë video