AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 10:14

Meta ulet në bankën e një shkolle: Vit të mbarë për vogëlushët mësuesit dhe profesorët!

Meta ulet në bankën e një shkolle: Vit të mbarë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një formë ndryshe për të uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.

I ulur në bankat e një shkolle krah mësueses, Meta uron një vit të mbarë dhe plot arritje në rrugën e dijes veçanërisht për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik!”, ka shkruar presidenti Ilir Meta.