AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 10:06

Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Suksese! Tregoni kujdes për shkak të pandemisë

Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Suksese! Tregoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu u PD një urim special ka për fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Basha thotë se edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja.

“Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre!

Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë!

Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shkruan Basha, ndërsa mesazhin e shoqëron edhe me një video nga dita e parë e shkollës.