TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për padinë për shpifje të nënkryetares së PD, Jorida Tabaku, ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ky i fundit nuk ishte i pranishëm, ndërsa Tabaku pas përfundimit të seancës tha për mediat se akuzat e padrejta që Veliaj ka ngritur në drejtim të saj ja lë në dorë drejtësisë ti vërtetojë.
Duke iu referuar një shprehje biblike, Tabaku tha: “kur rron nga shpata nga shpata vdes, kush rron me shpifje, nga shpifja do e pësojë”.
“Unë e kuptoj që politika e ditës hedh shumë baltë dhe akuza, hedh shumë fjalë, por në fund të ditës politika duhet të ketë moral. Sa herë që ti shpif për një kundërshtar, sa herë akuzon një kundërshtar, sa herë që ti gënjen për një kundërshtar ti duhet të përballesh me atë.
Gjatë fushatës elektorale, Veliaj bëri disa akuza ndaj meje të pavërteta, që unë ja lë drejtësisë ta vërtetojë.
Për të qenë dhe pak biblikë, “kur rron nga shpata nga shpata vdes, kush rron me shpifje, nga shpifja do e pësojë”.
Është një sprove edhe për ta që të japin rezultatin edhe para njerëzve të pushtetshëm, me para që të japin një vendim të drejtë.
Nuk më intereson se çfarë bën Veliaj. Ai duhet ta dijë që do të më këtë mua përballë dhe PD dhe këdo tjetër për cilindo që ai shpif”, tha Jorida Tabaku.