AKTUALITET, 27 Janar 2018, 14:47

Të shtëna me armë zjarri në Çole të Vlorës, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në lagjen Çole të Vlorës.

Gazetari i Panorama, bën të ditur se policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar çfarë ka ndodhur.

Burime nga policia bëjnë me dije për “Panorama” se mes dy automjeteve ka pasur shkëmbime zjarri. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja apo shenja gjaku, por policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm xhama të copëtuar nga automjeti që mendohet se ka qenë shënjestra.