TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe në seancën e nesërme në Kuvend pritet të ketë tensione. Opozita do të bllokojë foltoren ashtu siç ka vepruar në seancat e fundit, ndërsa do të komunikojë me qytetarët përmes Facebook. Të njëjtin qëndrim bllokues deputetët e opozitës e mbajnë edhe në komisionet parlamentare. Ata akuzojnë Ramën dhe Xhafën si të lidhur me krimin e korrupsionin. Pritet që ky qëndrim të mbahet deri më 28 qershor, kur të mësohet vendimi për çeljen e negociatave. Më pas fillon sezoni veror dhe opozita do t’i rikthehet aksioneve të saj në muajin shtator. Por sidoqoftë, në varësi të vendimit të BE-së për negociatat, do të konceptohet edhe strategjia e re e opozitës.