AKTUALITET, 17 October 2026, 14:56

“Të rinjtë meritojnë të dëgjohen!”/ Inva Mula për protestën: Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez që humbet shpresën

“Të rinjtë meritojnë të dëgjohen!”/ Inva

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar për protestën e të rinjve në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre dhe të ruajtjes së shpresës për të ardhmen.

Sipas saj, shqetësimi më i madh është humbja e besimit të brezit të ri tek e ardhmja, ndërsa nënvizon se të rinjtë meritojnë mundësi për të ëndërruar dhe për t’u dëgjuar.

“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Inva Mula.