TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca. Ai është ndihmuar fillimisht nga qytetarët e pranishëm dhe më pas është vendosur në barrelë. Nuk dihet nëse gjendja e tij është shkaktuar nga gazi apo nga ndonjë problem tjetër shëndetësor.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Kledi Hoti, tha se protestuesit i kishte rënë të fikët nga gazi dhe se në një moment nuk i kishte ndjerë pulsin.