AKTUALITET, 17 October 2026, 13:49

Kaos dhe tensione të shtuara para ministrisë së Arsimit, policia nuk kursen asgjë, ujë dhe gaz lotsjellës drejt të rinjve! Hidhet edhe molotov

Kaos dhe tensione të shtuara para ministrisë së Arsimit, policia

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku protestuesit e rinj janë përballur me forcat e Policisë.

Efektivët kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e plumbave të gomës.

Po ashtu eshte hedhur edhe molotov.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të uniformave blu, duke shtuar tensionet në zonën përpara institucionit.

Situata paraqitet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes të rinjve dhe Policisë vijojnë.