TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon punën normalisht dhe është në funksionalitet të plotë.
Përmes një njoftimi zyrtar, TIA njofton se të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, po vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar, ndërsa nuk raportohet asnjë ndërprerje e shërbimeve aeroportuale.
TIA thekson se po operon me kapacitet të plotë dhe po u shërben normalisht të gjithë pasagjerëve.
Në përfundim, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje qytetarëve që për çdo informacion mbi oraret dhe mbarëvajtjen e fluturimeve t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit.
“Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor!”, thuhet në njoftimin e aeroportit.
Reagimi i plotë:
Titulli: Aeroporti i Tiranës në funksionalitet të plotë, TIA përgënjeshtron informacionet e rreme
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon punën normalisht dhe është në funksionalitet të plotë. Përmes një njoftimi zyrtar, TIA ka reaguar ndaj informacioneve të rreme të shpërndara në rrjetet sociale lidhur me funksionimin e aeroportit.
Sipas njoftimit, të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, po vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar, ndërsa nuk raportohet asnjë ndërprerje e shërbimeve aeroportuale.