TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Konte do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid. Për këtë tashmë janë të gjithë të sigurt. Por tekniku italian nuk mund të firmosë me madrilenët pa mbyllur hesapet që ka të hapura ende në Londër, me klubin e Çelsit.
Për këtë arsye, ai është nisur drejt Anglisë dhe sot pritet që të diskutojë përfundimisht me drejtuesit e Çellit çështjen e pagesës që i detyrohet për të mbyllur kontratën e tij me ta. Konte paguhej ende nga Çelsi, edhe pse ishte shkarkuar, ndërsa me kalimin te Real Madrid, duhet të heqë dorë nga një pjesë e kontratës së mbetur. Kjo do të zgjidhet sot e pastaj do të niset menjëherë drejt Madridit.
Nga ana tjetër, gjatë paradites së sotme, në Madrid Lopetegui do të takojë për herë të fundit lojtarët e t’u japë lamtumirën para se të bëhet publik vendimi i shkarkimit të tij. Stërvitjen e sotme pritet ta zhvillojë Solari, ndërsa pasdite, në orën 19:00 do të mblidhet bordi drejtues që do të komunikojë edhe shkarkimin trajnerit, edhe emërimin e atij të riut.
Sot ka dalë në skenë edhe emri i Roberto Martinez, teknikut të Belgjikës, por sipas mediave italiane, akordi me Konten është i mbyllur dhe ai do të marrë drejtimin skuadrës.