TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Helikopteri i pronarit të qytetit Leicester u rrëzua në një park makinash jashtë terrenit të stadiumit King Power, pak minuta pasi u zhvillua ndeshja Leicester City - West Ham United në Premier League.
Nuk dihet nëse pronari i helikoptrit, Vichai Srivaddhanaprabha ishte në helikopter në atë kohë.
Fotot tregojnë momentin pas përplasjes ku shihet një zjarr i madh në parkun e makinave.
BBC raporton se helikopteri doli jashtë fushës, ashtu siç bënte pas çdo loje, por pas disa sekondave ka humbur kontrollin dhe u rrëzua vetëm disa qindra metra larg.
Ende nuk dihet nëse ka të plagosur, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vichai Srivaddhanaprabha